Berat


Informacion rreth Beratit

Berati, nje pjese e Trashegimise Boterore UNESCO, eshte nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise. Qyteti e ka zanafillen e vet ne shekullin e VI-V p.e.s. Me vone ai u kthye ne nje qytet-keshtjelle i njohur me emrin Antipatrea. Kjo fortese u zgjerua kryesisht gjate sundimit feudal te familjes Muzakaj. Brenda ne kala jane ndertuar kisha qe kane ikona dhe afreske te pacmuara, si dhe nje shkolle kaligrafie. Sot kalaja quhet e vetme ne llojin e saj per vete faktin qe njerezit jetojne aty. Dy lagje te tjera te vjetra, te medha jane: Mangalemi, i cili eshte poshte kalase nga ku ju mund te shihni pamjet e mrekullueshme te shtepive karakteristike, me dritaret qe duken sikur qendrojne njera mbi tjetren: dhe lagja Gorice qe ndodhet ne anen tjeter te lumit. Ura me harqe e Gorices, e ndertuar ne 1780, eshte nje monument arkitekturor i bukur me funksion per te lidhur lagjen Gorice me Mangalem. Bashkejetesa e besimeve dhe kulturave fetare nder shekuj qe i ka fillesat ne shekujt IV p.e.s. deri ne shekullin e XVIII eshte evidente ne qytetin e Beratit.

Ne 1417, turqit pushtuan Beratin dhe ky pushtim ka lene gjurmet e veta me ndertimet monumentale te besimit islamik.

Pjese te tjera qe ia vlen te vizitoni jane: Muzeu Etnografik , i vendosur ne nje banese me cardak te shekullit te XVIII: dhe Galerine e Arteve "Eduard Lear", nje piktor i njohur anglez qe pikturoi kaq shume per Beratin dhe Shqiperine. Qyteti i Beratit eshte nje pike nga ku mund te eksplorohet Mali i Tomorit, nje nga malet me te larta te Shqiperise, i cili quhet gjithashtu Olimpi i Shqiperise ose Froni i Zotit.

Rafting ne Kanionet e Osumit eshte per njerezit qe duan te shijojne gjera te paprovuara dhe pelqejne te punojne ne grup. Udhetimi realizohet ne Kanionet e Osumit ne nje nga vendet me te bukura te Shqiperise, ku ju mund te eksploroni lumin dhe zonat rrethuese madheshtore me formacionet shkembore dhe ujevarat mahnitese. Per me teper Berati eshte i shquar edhe per artin tradicional te gatimit.Nje ide gjeniale do te jete qe ju te shijoni veren e mrekullueshme "Cobo".